Një tjetër deputete e PS-së i bashkohet “frontit” kundër Dritan Lelit: Kur besimi me qytetarët thyhet, çfarë mbetet akoma? Ne jemi thjesht emra, Vlora mbetet dhe meriton më shumë

08/06 22:57
Credits to Apollon TV
Një tjetër deputete e PS-së i bashkohet “frontit” kundër Dritan Lelit: Kur besimi me qytetarët thyhet, çfarë mbetet akoma? Ne jemi thjesht emra, Vlora mbetet dhe meriton më shumë

Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, ssa vjen dhe bëhet më e ashpër. Refuzimi që Leli i bëri kryeministrit Rama për të kandiduar për deputet në qarkun e Vlorës, ka bërë që e gjithë Partia Socialiste të dalë kundër tij.

Sulmeve të djeshme të Vilma Bellos dhe Fate Velaj u është bashkuar ditën e sotme edhe deputetja e zgejdhur e PS-së në Vlorë, Pranvera Resulaj, e cila kryesonte listën e socialistëve në këtë qark. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se çdo gjë ndërtohet mbi besimin, por asgjë nuk mbetet kur thyhet besimi me qytetarët.
Një fjali që i drejtohet Dritan Lelit, teksa Resulaj shton se Vlora meriton më shumë.

“Kur shumica mendon se gjërat nuk shkojnë mirë është koha për reflektim! Kur përfundimi është se është gabuar, është tepër vonë për barrën e fajit! Në jetë çdo gjë ndërtohet së pari mbi një marrdhënie besimi, dhe kur besimi thyhet me qytetarët çfarë mbetet akoma!!

Ne jemi thjesht emra!

Vlora është ajo që mbetet dhe meriton më shumë”, shkruan Resulaj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.