Një person terrorizon Kombinatin, kërkon të vrasë me armë Artur Korteshin

20/03 20:49
Credits to Apollon TV

Pas Shkodrës Tirana. Sërish të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme, kësaj here në zonën e Kombinatit në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

Mësohet se një person me iniciale R.G., ka tentuar të vrasë një tjetër person që është Artur Korteshi. Ky i fundit ka qenë më parë i skeduar në ngjarje kriminale.

Korteshi dje ka debatuar me vëllain e autorit të dyshuar për vrasje në tentativë. Ndërkohë dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se janë terrorizuar nga të shtënat e armëve.

Policia bën me dije se e kanë identifikuar autorin dhe po bëjnë çmos për kapjen e tij. 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.