Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e frikshëm që ka ndodhur në Gramsh. Policia konfirmon se viktima është i moshës 30-vjeçare.

10/07 16:46
Credits to Apollon TV
Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e frikshëm që ka ndodhur në Gramsh. Policia konfirmon se viktima është i moshës 30-vjeçare.

Në afërsi të fshatit Bregas, një minibus ra në një përrua, pasi shoferi dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Të plagosurit janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.

Sipas bluve, mjeti drejtohej nga shtetasi A.Xh., banues në Gramsh.

Gramsh Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë p lagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.