
Një person është gjetur i vdekur në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet të jetë mbytur në det.


Viktima e seksit mashkull është ende i paidentifikuar nga ana e Policisë.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.