Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit ku një 64-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke ngacmuar një të mitur.

14/01 16:02
Credits to Apollon TV
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit ku një 64-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke ngacmuar një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 64-vjeçari V.M, banues në Skrofotinë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi I plotë I Policisë:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.