Një filial i një banke është grabitur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’

12/01 15:29
Credits to Apollon TV
Një filial i një banke është grabitur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’

Një filial i një banke është grabitur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Sipas një njoftimi, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshimet janë se një  person kishte armë me vete dhe ka grabitur një shumë të caktuar të parave dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.