Një ditë pas humbjes në Rrogozhinë, Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

25/07 12:13
Credits to Apollon TV
Një ditë pas humbjes në Rrogozhinë, Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

Politikani Ilir Meta ka mbërritur pak momente më parë në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me aleatin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky takim vjen një ditë pasi opozita humbi për herë të dytë Bashkinë e Rrogozhinës, e cila të dielën e 23 korrikut shkoi në rivotim dhe të hënën u konfirmua fitues Edison Memolla i Partisë Socialiste.

Kjo çështje pritet të jetë pjesë e diskutimeve mes dy aleatëve opozitarë, por nuk përjashtohet as mundësia e rakordimit të Metës dhe Berishës për nisjen e protestave kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Të paktën, kështu ka deklaruar dje Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratike. Nisur nga humbja në Rrogozhinë, që ashtu si në 14 Maj ai nuk e pranoi, Berisha tha se në Shqipëri vota ka vdekur dhe e vetmja rrugë për të sjellë ndryshim janë protestat.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.