
Një burrë gjendet i pajetë në banesë, policia jep detaje


Një 78-vjeçar nga Durrësi është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij, në lagjen nr.17.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari me inicialet B.C, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Informacion paraprak
Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.