Një banesë në lagjen e “ Komunitetit rom”, është përfshirë nga flakët

22/05 13:18
Credits to Apollon TV
Një banesë në lagjen e “ Komunitetit rom”, është përfshirë nga flakët

Një banesë në lagjen e “ Komunitetit rom”, është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar totalisht në qytetin e Beratit. Ka qënë një shkëndijë elektrike në banesë ajo që ka sjellë rënien e zjarrit të menjëhershëm , ku brenda pak minutave është përfshirë nga flakët e gjithë banesa. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Petrit Brahimaj, dhe fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale dhe asnjë person i lënduar. Dëmet në banesë janë të mëdha, pasi të gjitha orenditë shtëpiake dhe gjithcka brenda saj janë djegur totalisht. Pas rënies së zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëset të cilat vetëm brenda pak minutave kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe rënien e zjarrit. Nga ana e policisë dhe grupit hetimor po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit që rrezikoi dhe tre banesa të tjera aty pranë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.