Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit rreth orës 02:40.

09/07 8:32
Credits to Apollon TV
Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit rreth orës 02:40.

Sipas policisë, shoferi 20-vjeçar i një makine ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

I riu ishte duke udhëtuar me katër pasagjerë, të cilët bashkë me shoferin kanë pësuar lëndime dhe janë në spitalin e qytetit. Sipas bluve, të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.