Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzojhet se mbajti peng për disa orë një 33-vjeçare në Klos.

07/07 14:59
Credits to Apollon TV
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzojhet se mbajti peng për disa orë një 33-vjeçare në Klos.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.M, 48 vjeç, banues në Klos, i cili mbajti peng në makinën e tij, kundër dëshirës 33 vjeçaren.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.