Nje 45 vjeçar qellon me arme ndaj policise, RENEA e FNSH ne vendngjarje

24/12 18:04
Credits to Apollon TV
Nje 45 vjeçar qellon me arme ndaj policise, RENEA e FNSH ne vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar Elbasan, ku një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar policinë. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë. 

policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje. Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.

bëhet fjalë për shtetasin Josif Kavaja. 

Ky i fundit kishte kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë në banesën e tij, dhe sapo ka parë policinë në oborr, ka qëlluar me armë. Fill pas këtij epodi ai është larguar drejt pyllit, ndërsa policia po vijon aksionin për arrestimin e tij. 

Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.