Një 30-vjeçar e inicialet M.K. është kapur dhe është a rrestuar në flagrancë në zonën e plazhit në Jalë, pasi qarkullonte me armë zjarri.

11/07 10:02
Credits to Apollon TV
Një 30-vjeçar e inicialet M.K. është kapur dhe është a rrestuar në flagrancë në zonën e plazhit në Jalë, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një p istoletë që mbahej nga shtetasi pa leje.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të a rmëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit.

Qarkullonte me a rmë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe a rrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një a rmë zjarri pistoletë pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur dhe a rrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një a rmë zjarri p istoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë a rrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “A rmëmbajtje pa leje”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.