Një 27 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

31/01 8:07
Credits to Apollon TV
Një 27 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit Gjyakta e Shkallës së parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 11.12.2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.