Një 22-vjeçar, i identifikuar si Endri Karimanllari ka rënë në prangat e policisë si pjesë e operacionit “Transferta” pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik.” që ndërhynte në llogari Facebook-u dhe kërkonte para nga miqtë, ja skema që përdorte

18/07 11:37
Credits to Apollon TV
Një 22-vjeçar, i identifikuar si Endri Karimanllari ka rënë në prangat e policisë si pjesë e operacionit “Transferta” pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik.” që ndërhynte në llogari Facebook-u dhe kërkonte para nga miqtë, ja skema që përdorte

Ky shtetas, në bashkëpunim me 10 personat e tjerë tjerë të a rrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar me datë 07.07.2020 nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në p ranga 10 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari k riminale. Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit E. K dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “A rrest në b urg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 22 vjeç”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe a rrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.