
Niset drejt Tiranës efektivi i policisë qe u plagos ne Fier


Klodjan Lamaj, punonjësi 39-vjeçar i Komisariatit të Policisë Peqin i cili mbeti i plagosur një natë më parë në Fier, është nisur për trajtim të specializuar mjekësor në Tiranë. Burime të sigurta bëjnë me dije se 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit, mjek të këtij të fundit kanë marrë vendimin për ta nisur drejt kryeqytetit.
Dëmtimi në këmbë nuk ka qenë i madh dhe nuk ka sjellë dëmtime serioze për shëndetin e 39-vjeçarit.
Vetë punonjësi i policisë ka deklaruar se është vetëplagosur, por mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, vendi ku ajo ka ndodhur dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët mund ta kenë pare atë. Tashmë i takon SHÇBA të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje.