Nis vaksinimi anti-Covid i bluzave të bardha në Shkodër

16/02 10:04
Credits to Apollon TV
Nis vaksinimi anti-Covid i bluzave të bardha në Shkodër

Ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit ditën e sotme në Shkodër në bluzat e para.

I pari që është vaksinuar në Shkodër është një doktor. Prezent në nisjen e procesit të vaksinimit ka qenë dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu është shprehur se sot do të bëhen 150 vaksina në Shkodër, ndërsa në Tiranë do të bëhen nga 300 vaksina në ditë. Sot do të vaksinohen dhe disa mjekë të spitalit të Lezhës.

Ajo ndër të tjera është shprehur se të enjten do të nisë vaksinimi i bluzave të bardha edhe në Vlorë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.