
Nis vaksinimi Anti-Covid i bluzave të bardha në Fier.


Ditën e sotme ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit për bluzat e bardha në Fier.
Me nisjen e procesit është prezent kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Rama është shprehur se deri në fund të marsit do të jenë vaksinuar të gjithë mjekët dhe infermierët, teksa u shpeh se të djelën nis vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.
“Të dielën do të fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie.Shpresojmë që brenda një kohe të kemi dhe të tjera duam ta mbarojmë për 14 muaj të gjithë vaksinimin, është nga më ambiciozet do bëjmë çmos që ta realizojmë. Dje po lexoja një raport që janë 140 shtete që s’kanë asnjë dozë dhe s’kanë asnjë prespektivë të qartë. Brenda muajt mars do janë vaksinuar jekët dhe infermierët dhe do të nisëvaksinimi për ata mbi 80 vjeç,” tha Rama.