Nis të hënën java e vaksinimit të hapur +18 vjeç, apeli i ministres: Merrni sa më shpejt dozën sepse ka një alert të prezencës së Deltas!

16/07 15:29
Credits to Apollon TV
Nis të hënën java e vaksinimit të hapur +18 vjeç, apeli i ministres: Merrni sa më shpejt dozën sepse ka një alert të prezencës së Deltas!

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sot ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit pranë ambienteve të stadiumit “Air Albania”, nga ku ka bërë me dije se nga dita e hënë do të nisë java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin të dyja dozat e vaksinës pasi vetëm kështu mund të mbrojnë jetën e tyre. “Një apel për të gjithë qytetarët, të vaksinohen sa më parë, pasi ka një alert të shtuar për prezencën e variantit Delta.”

Ministria tha se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura për të gjitha personat mbi 18-vjeç gjatë gjithë verës , teksa shtoi se se së shpejti do të mbërrijnë në vend 32 mijë doza Pfizer.

“Vaksinimi është shumë i rëndësishëm sa i përket mbrojtjes së shëndetit. Jemi duke vijuar me rritme shumë të mira, jo vetëm në qëndrat shëndetësore por edhe përmes vaksinimit derë më derë. Me mbërritjen e sasive të mëdha të vaksinave na krijohet mundësia për të krijaur ditë dhe javë të hapura të vaksinimit.

Ftojmë të gjithë qytetarët +18 që të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve. Nga dita e hënë do të jetë java e parë për të gjithë qytetarët +18 që të shkojnë të bëjnë vaksinën. Ne po ecim me rritme të mira të vaksinimit. Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 1 milion e 500 mijë doza vaksine të mbëritura. Ndërkohë që të hënën ne presim dhe rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, për të vijuar me planin e vaksinimit dhe për ta zgjeruar akoma më tej”, tha Manastirliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.