
Nis procesi i vaksinimit të personaliteteve në Air Albania, aktorja Tinka Kurti është e para që ka bërë injektimin

Para pak çastesh në stadiumin Air Albania ka nisur procesi i vaksinimit të personaliteteve të përzgjedhur për të kryer injektimin. Personi i parë i cili ka hyrë për të bërë vaksinën është aktorja Tinka Kurti, e cila është pasuar nga këngëtari. Sherif Merdani. I treti është ish-kryeministri i Partisë Demokratike Aleksandër Meksi, e duke vijuar me radhë me Pirro Milkanin, Alfred Moisiun, Margarita Xhepën dhe Roza dhe Dhimiter Anagnostin.