Ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura, detaje të reja nga ngjarja në Gjirokastër: Kishte 5 vite që ishte kthyer, fëmijët shkonin në shtëpinë e tij për…

16/06 16:42
Credits to Apollon TV
Ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura, detaje të reja nga ngjarja në Gjirokastër: Kishte 5 vite që ishte kthyer, fëmijët shkonin në shtëpinë e tij për…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u raportua ditën e sotma nga Gjirokastra, ku një 61-vjeçar akuzohet se ngacmonte seksualisht 3 vajza të mitura.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Erindi. Përkatësisht 61-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar një  7, 8 dhe 14 vjeçare.

Nga sa është mësuar nga nëna e 2 prej vajzave besohet se ato janë ngacmuar në shtëpinë e autorit që e vizitonin shpesh për shkak të lidhjeve mes familjeve, raporton TCH.

E para që ka treguar ngjarjen te familja ka qenë 7-vjeçarja dhe më pas janë inkurajuar edhe fëmijët e tjerë.

Vajza 14 vjecare para uniformave blu me parninë e psikologes ka thënë se 61-vjeçari e ka ngacmuar prej 5 vitesh. I moshuari e kishte shtëpinë 10 m nga shtëpia e vajzave.

Ai është baba ii tre fëmijëve, prej vitesh ka jetuar në Greqi ndërsa së fundmi ishte thyer në Shqipëri, ku kishte nisur edhe punën si taksist.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.