Nga LSI te PS, ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili vendoset në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor

25/11 7:06
Credits to Apollon TV

Pasi shërbeu për katër vite si Kryetar Bashkie në Kukës, Hasan Halili është rikthyer sërish në një pozicion të lartë në qytetin verilindor.  

Halilit i është besuar posti i Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Kukësit. 

Ai u bë i njohur gjatë periudhës 2011-2015, ku fitoi Bashkinë e Kukësit në siglën e Partisë Demokratike. 

Gjatë kësaj periudhe ai u shpall në kërkim për shpërdorim të fondeve të Bashkisë, rreth 45 milionë lekë të reja, që besohet se u përdoren në formë sponsorizimi për ekipin e Kukësit. 

Një vit më vonë, pikërisht në 2016, ai u anëtarësua si pjesë e LSI-së, ndërkohë që tashmë, është bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.