Nga 1 Qershori fillonë lehtësimi i masave Anti-Covid, dhe detaje të tjera nga ISHP.

01/06 11:19
Credits to Apollon TV
Nga 1 Qershori fillonë lehtësimi i masave Anti-Covid, dhe detaje të tjera nga ISHP.

Sot, më 1 qershor, kanë hyrë në fuqi masat e reja të lehtësuara ndaj pandemisë së koronavirusit. Pak ditë më parë, Komiteti Teknik për pandeminë bëri të ditur se nga 1 qershori do të ketë lehtësim të masave pas përmirësimit të situatës, ku rastet e reja me Covid-19 dhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm.

Po ashtu, në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik u bënë të ditura masat e ndryshuara deri më 1 korrik, nëse situata e pandemisë do të vijojë me të njëjtat ritme.

Nga sot, nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, ndërsa ora policore shkon në fashën 23:00-06:00.

Nga 1 qershori:

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• Ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori:

• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të IShP.

• Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.