
Nevaldo Hajdaraj i kërkon të falur babait të Klodian Rashës, dosja e tij kalon në gjykatë


Kalon për gjykim dosja ndaj Nevaldo Hajdarajt.
Me kokë ulur në seancë Nevaldo Hajdari i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës.
Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake ndaj ish efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit 2020 në zonën e Laprakës.
Seanca paraprake kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri i cili vendosi të kalojë për gjykim dosjen.
Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.
Por Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të cilësisë së veprës penale në “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”
