Nesër rikthehen fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ja kushtet që duhet të plotësohen nga pasagjerët

14/01 22:09
Credits to Apollon TV
Nesër rikthehen fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ja kushtet që duhet të plotësohen nga pasagjerët

Nga ora 04:00 e ditës së nesërme, 15 janar do të rinisin fluturimet nga Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit me destinacion Mbretërinë e Bashkuar.  

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Aeroportit në rrjetet sociale. 

Sipas këtij njoftimi, udhëtarët që kanë si destinacion Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një test me rezultatin negativ të Covid-19, të marrë jo më pak se tre ditë nga ora e planifikuar e nisjes. 

Pavarësisht përgjigjes negative të testit, udhëtarët pasi të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të karantinohen për 10 ditë. 

Vendimi për pezullimin e udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar u mor për shkak të numrit të lartë të të prekurve me Covid-19, si dhe shpërthimit të mutacionit të koronavirusit.

Njoftimi i plotë i Aeroportit “Nënë Tereza”:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi.

Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit.

Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.

Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht. Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një njoftim tjetër nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.