‘Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot, kë do të votonit?’ Sondazhi i Institutit Italian Piepoli: Ja si janë shprehur shqiptarët

09/12 7:40
Credits to Apollon TV
‘Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot, kë do të votonit?’ Sondazhi i Institutit Italian Piepoli: Ja si janë shprehur shqiptarët

Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv kanë zhvilluar një sondazh, ku qytetarët shqiptarë janë pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot.

Sondazhi nxjerr Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste.

Nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot 53- 59% e tyre do të votonin Partinë Socialiste që ka një rritje nga zgjedhjet e 2017 kur mori 48,24% të votave.  Një rritje që është paralele me rënien drastike që sipas sondazhi shënon LSI krahasuar me 2017: Sot partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vitet perpara ka marrë 14,28%.

Në rritje është dhe Partia Demokratike që sot do të merrte 30-34% të votave, nga 28,7% që ka marrë në zgjedhjet e 2017-s.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.