Nënë e dy vajzave, del FOTOJA: Kush është sanitarja Rukie Hoxhaj që merrte ryshfet te ‘Shefqet Ndroqi’

08/02 16:50
Credits to Apollon TV
Nënë e dy vajzave, del FOTOJA: Kush është sanitarja Rukie Hoxhaj që merrte ryshfet te ‘Shefqet Ndroqi’

Në foton e publikuar është Rukije Hoxhaj, sanitarja tek spitali “Shefqet Ndroqi”, që bashkëpunonte me Tire Alldervishaj për t’u marrë ryshfet familjarëve të pacientëve me Covid-19.

Ajo u arrestua ditën e sotme me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.

Së bashku me të, sot u arrestuan edhe tre infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela.

Këto bashkëpunonim me njëra-tjetrën, për të marrë ryshfet. E gjithë skema e mashtrimit u zbulua përmes përgjimeve në telefonin e sanitares Tire Alldervishaj, e cila kishte shkëmbyer mesazhe me personat e përmendur më sipër.

Rukije Hoxhaj është gjyshe dhe nëna e dy vajzave.

“Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal”,- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.