Nënë e bijë humbin jetën nga Covid-19, ishin shtruar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’

27/01 11:30
Credits to Apollon TV
Nënë e bijë humbin jetën nga Covid-19, ishin shtruar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’

Si pasojë e infektimit me koronavirus, nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit kanë ndërruar jetë brenda 4 orëve.

Sipas informacioneve për mediat, Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Mësohet se 93-vjeçarja jetonte në shtëpi me Verën dhe bashkëshortin e saj. Vera Hysa ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Fillimisht ka ndërruar jetë 93-vjeçarja dhe pas katër orësh është ndarë nga jeta edhe vajza e saj.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.