Nen masa te forta sigurie mberrin ne gjykaten FIER autori i dyshuar i vrasjes se Shkelzen Kastratit

24/03 8:27
Credits to Apollon TV
Nen masa te forta sigurie mberrin ne gjykaten FIER autori i dyshuar i vrasjes se Shkelzen Kastratit

Si pjesë e një operacioni top sekret, RENEA ka arrestuar pasditen e të dieles Albert Zajën, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në qytetin e Fierit. Ne diten e sotme ai ka mberritur ne Gjykaten Fier nen masa te forta te FNSH dhe te policise se shtetit. Sot Zaja do te dale para trupit gjykues ku do te njihet me masen e vleresimit te sigurise. Per autorin e arrestuar dhe 3 te tjere te shpallur ne kerkim Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa eshte dhene masa e arrestit me burg ne mungese. Seanca e sotme drejtohet nga Gjyqtare Adelina Zarka dhe Prokurore Elida Hoxha

Mesohet se Zaja është arrestuar në zonën e Niktës dhe mësohet se ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Megjithatë ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave RENEA. 

Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë të kësaj ngjarje, të cilët janë Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa. Raportohet se edhe pse policia ka zhvilluar disa heë aksione për arrestimin e tyre, ende nuk dihet asgjë për ta. Dyshohet se autorët janë larguar drejt një vendit të Bashkimit Evropian.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.