Nën frikën e variantit Delta, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit për Covid-19

05/07 17:21
Credits to Apollon TV
Nën frikën e variantit Delta, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, janë bërë 1140 testime, kemi 2 të shëruar dhe vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit, dy qytetarë nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1140

Testime totale            818,619

Raste pozitive             132,537

Raste të shëruara       130,029

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.