Në Radhimë të Vlorës i shtrirë në shezlong, gjendet i pajetë 49-vjeçari

12/07 14:47
Credits to Apollon TV
Në Radhimë të Vlorës i shtrirë në shezlong, gjendet i pajetë 49-vjeçari

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotem në një shezlong në Radhimë të Vlorës.

Policia njofton se është gjetur i pajetë mjeku Kujtim Shabani,  49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh.,  49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.