Ne qytetin e Fierit eshte inaguruar dega e rinovuar e OTP Bank !

15/09 16:16
Credits to Apollon TV
Ne qytetin e Fierit eshte inaguruar dega e rinovuar e OTP Bank !

Diten e sotme ne qytetin e Fierit eshte inaguruar dega e rinovuar e OTP Bank pas operimit si nje entitet me Alpha Bank Albania . Ne ceremonine e inagurimit moren pjese drejtues te larte te bankes se bashku me punonjes te saj teksa nderoi me pjesemarrjen e tij dhe prefekti i Qarkut Fier, z.Lefter Shehaj. Ne fjalen e mbajtur ne kete event te rendesishem , drejtori i pergjithshem i Bankes OTP Albania, z. Bledar Shella, theksoi se kjo dege vjen ne vijim te strategjise per zgjerim e zhvillim , dhe ne kete aspekt Fieri eshte pare si nje nder qytetet me te rendesishme te Shqiperise ku fokusi kryesor i kredidhenies do te jete ne sektorin e bujqesise dhe investimet ne energjine e rinovueshme. Ne do te vazhdojme te ofrojme kredi te favorshme si per bizneset e vogla e te medha por edhe per individet duke zgjeruar gamen e sherbimeve ndaj klienteve ka thene z. Shella, teksa nje pike te rendesishme per tu rritur e zhvilluar me tej ka konsideruar nje qasje sa me te lehte ndaj klientit persa i perket procedurave ne marrjen e nje kredie , duke eleminuar teresisht burokracite e viteve te kaluara.

Nderkohe prefekti Shehaj ne fjalen e tij pershendetese eshte shprehur se Qarku i Fierit si dege kryesore te zhvillimit te tij ka sektorin e bujqesise ndaj OTP Bank do te ishte nje mbeshtetje shume e fuqishme per fermeret.

Grupi OTP Bank eshte nje nder bankat kryesore ne vend dhe gradualisht synon te jete nje nder me te medhate ne Shqiperi ka pohuar z. Shella dhe kjo fale rezultateve shume te kenaqshme me te cilat kjo banke perfaqesohet ne te gjitha deget e saj. Grupi OTP eshte aktualisht konsoliduesi i sektorit bankar me aktiv ne Europen Qendrore dhe lindore me perfitueshmeri te jashtezakonshme dhe pozicione te qendrueshme te kapitalit dhe likuiditetit

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.