Në pritje të 8190 dozave të vaksinës, Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave, po bisedojmë me një shtet mik për 360 mijë vaksina të Astra Zeneca-s

22/02 18:55
Credits to Apollon TV
Në pritje të 8190 dozave të vaksinës, Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave, po bisedojmë me një shtet mik për 360 mijë vaksina të Astra Zeneca-s

Ditën e sotme Shqipëria do të pranojë edhe 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer, të cilat pritet të mbërrijnë pas pak në aeroportin Nënë Tereza.

Kryeministri Rama është shprehur se brenda muajit mars do të vijnë në Shqipëri e gjithë sasia prej më shumë se 41 mijë dozash, ndërsa shtoi se Shqipëria është në bisedime me një shtet mik për të marrë 360 mijë doza të vaksinës së Astra Zeneca-s.

“Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve. 

Ky objektiv është shumë ambicioz për faktin se siç ju e shihni, lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë dhe sasitë mbeten shumë të vogla. Ne nuk hymë te ata që dorëzohen dhe kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Vazhdojmë furnizimin me Pfizer, vazhdojmë vaksinimin, jemi në përfundim të vaksinimit të të gjithë të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për ta dhe personelit, dhe kemi filluar me vaksinimin e kategorisë oplus 80 vjeç. 

Sot që flasim 70% e vaksinave janë në duart e 10 shteteve. Sot mbetet akoma shifra e 140 shteteve që nuk kanë asnjë dozë”, tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.