Në pranga dy shtetas për dhunë ndaj nënës në Mallakastër dhe ndaj gruas në Lushnjë.

10/07 13:07
Credits to Apollon TV
Në pranga dy shtetas për dhunë ndaj nënës në Mallakastër dhe ndaj gruas në Lushnjë.

Lushnjë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Mallakastër/ Arrestohet 19-vjeçari pasi ushtroi dhunë dhe kanosi nënën e tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A, 30 vjeç, banues
në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.