Në pranga 2 persona për kultivim droge ne Skrapar!

05/09 13:46
Credits to Apollon TV
Në pranga 2 persona për kultivim droge ne Skrapar!

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, si autorë të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike kanabis në fshatin Novaj, Skrapar. Bëhet fjalë për shtetasit Mariglen Babaliu dhe Dorjan Laze.

Në kuadër të fazës se tretë të operacionit policor antiannabis të koduar ‘Tomorrri’, u gjetën të kultivuara 980 bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, lidhur me këtë operacion janë proceduar penalisht kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone, për shpërdorim të detyrës. Sakaq janë sekuestruar 2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e të arrestuarve.

Gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar mbi 2 mijë bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 5 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.