Në prag të turizmit, Greqia lehtëson masat anti-Covid, hapen dyqanet e vogla në shumë qytete; çfarë do të ndodhë me qendrat tregtare?

05/04 17:35
Credits to Apollon TV

Greqia ka lehtësuar masat anti-Covid në prag të sezonit turistik, edhe pse koronavirusi po infekton mijëra njerëz çdo ditë.

Nga sot, janë rihapur bizneset e vogla në shumicën e qyteteve greke.

Qendrat e mëdha tregtare do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur deri në një vendim tjetër.

Greqia ka regjistruar mbi 275 mijë raste që nga fillimi i pandemisë, mbi 8,300 janë viktimat, ndërsa infeksioni po përhapet megjithëse 16 përqind e popullatës është vaksinuar tashmë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.