NË KUADËR TË FESTËS SË ROSKOVECIT, ÇELET EKSPOZITA E PIKTORIT VULLNET ALUSHI

15/07 18:40
Credits to Apollon TV
NË KUADËR TË FESTËS SË ROSKOVECIT, ÇELET EKSPOZITA E PIKTORIT VULLNET ALUSHI

Në kuadër të festës së Roskovecit, Bashkia ka celur sot veprimtaritë artistike dhe kulturore me promovimin e ekspozitës figurative  të piktorit Vullnet Alushi. Në fjalën përshëndetëse kryebashkiakja Majlinda Bufi u shpreh se ky aktivitet synon promovimin e artit për artdashësit e Roskovecit. Sipas saj , për të gjithë dashamirësit holli i bashkisë Roskovec, do të kthehet në një galeri arti për prezantimin e pikturave të vecanta të piktorit Vullnet Alushaj.Ideja për të ofruar dicka që është e ndryshme nëpërmjet punimeve të ekspozuara plot ngjyra dhe tinguj  jete përmes natyrave të qeta dhe peisazheve synon që vizitorëve tu bëhet e mundur që të hyjnë brenda botës së pikturave për të marrë mesazhet që ato përmbajnë. Gjithashtu zonja Bufi , ka pohuar se në ekspozitën e tij piktori Alushi , sjell një botë plot emocion dhe ngjyra që sfidojnë artistikisht ndjenjat negative dhe pasigurinë për perudhën që po përjetojmë. Ndërsa vetë piktori Alushi është shprehur se donte të sillte dicka më me dritë , më të qeshur dhe të mbushur me ngjyra jete , ashtu sic është në të vërtetë jeta në Roskovec.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.