Ne kuader te 29 Shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore ne Cakran te Fierit , eshte organizuar nje aktivitet i larmishem kulturor

29/09 14:24
Credits to Apollon TV
Ne kuader te 29 Shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore ne Cakran te Fierit , eshte organizuar nje aktivitet i larmishem kulturor

Ne kuader te 29 Shtatorit, Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore ne Cakran te Fierit , eshte organizuar nje aktivitet i larmishem kulturor. Te pranishem ne kete ceremoni festive kane qene drejtues te larte te pushtetit vendor, perfaqesues te shoqatave kulturore si dhe nxenes shkollash. Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i njesise administrative , Fredi Korcari teksa ka vleresuar vlerat e paperseritshme te kesaj zone eshte ndalur vecanerisht te projektet qe do te marrin jete se shpejti ne kuader te zhvillimit te turizmit te qendrueshem ku me i rendesishmi eshte rikonstruksioni i rruges se Gurezezes e cila per shkak te amortizimit shumevjecar nuk ka mundur te jete e aksesueshme jo vetem per banoret vendas por edhe per turistet .

Nderkohe per rendesine e vlerave ekonomike, patriotike dhe kulturore te zones ka folur edhe kryetari i shoqates “ Cakrani” Asqeri Llanaj teksa eshte ndalur te qyteti antik i Gurezezes.

Nderkohe ne kuader te kesaj dite me rendesi te vecante , nxenesit e shkollave 9- vjecare dhe te mesme kane organizuar nje program te larmishem artistik , me foto e informacione per Gurezezen, qytetin e njohur antik , deshmi te qyteterimit ilir, aty ku historia takohet me natyren.

Cakrani eshte i perfshire ne projektin e 100 fshatrave turistike, dhe se shpejti do te zbatohen nje sere projektesh te cilat do e kthejne kete zone ne nje nder qendrat me te rendesishme turistike se bashku me Apolonine dhe Bylisin.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.