
Në Krongj, pranë Syrit të Kaltër është hapur një gropë rreth 20 metra katror dhe thellësi 2metra


Një sipërfaqe toke rreth 20 m2 është fundosur duke krijuar një rreth me thellësi rreth 2 m. Poshtë saj ka prezencë uji.
Vendi ndodhet përballë me minierën e kripës. Ende nuk ka një shpjegim se përse po ndodh ky fenomen, ndërkohë fundosja vazhdon.
Kjo ka ndodhur në një fushë në fshatin Krongj, pranë Syrit të Kaltër. Priten specialistë të shpjegojnë fenomenin e ndodhur, ndërsa është bërë sigurimi i kësaj sipërfaqeje.