Në krah të Bujar Nishanit, Edit Harxhi e pranon: Unë i njoh zgjedhjet e 25 prillit. PS fitoi, shifrat flasin vetë

03/06 20:29
Credits to Apollon TV
Në krah të Bujar Nishanit, Edit Harxhi e pranon: Unë i njoh zgjedhjet e 25 prillit. PS fitoi, shifrat flasin vetë

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edit Harxhi vijon me takimet e saj me demokratët në zona të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të fushatës për garën e 13 qershorit.

Sot gjatë një takimi në Berat ajo tha se i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi ato u njohen nga vetë ndërkombëtarët. Për Harxhin shifrat flasin vetë dhe ato tregojnë se PS është fituese e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?”, tha ajo.

Harxhi është e vetmja grua nga katër kandidatët për kryetar të PD-së, që ka thënë se do të kthejë në parti figurat e vjetra të PD dhe që ka pranuar hapur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Nga ana tjetër kreu aktual Lulzim Basha e ka cilësuar 25 prillin si një masakër zgjedhore, me PS që sipas tij deformoi votën e lirë të qytetarëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.