Në hotelin e tij u strehuan klandestinët, policia jep detaje për arrestimin e pronarit Fatos Dusha. Çfarë u gjet gjatë kontrollit

10/01 7:41
Credits to Apollon TV
Në hotelin e tij u strehuan klandestinët, policia jep detaje për arrestimin e pronarit Fatos Dusha. Çfarë u gjet gjatë kontrollit

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e pronarit Fatos Dusha, 63 vjeç, i cili ka strehuar në ambientet e hotelit të tij migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të gjetur persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale për dhënien e ndihmës sëkalimit të paligjshëm të kufirit.

Dusha strehonte shtetas sirian në Tiranë, përpara se ti niste në drejtim të Vlorës. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë.me dije se identifikimi dhe kapja e tij është bërë e mundur nga dëshmitë e refugjatëve.

Një aksion që ka ende mistere është zhvilluar së fundmi në jug të vendit ku rreth 50 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme kryesisht Siria këtë të Premte. Ata qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë ndërsa ishin nisur për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Nga kjo u zbulua se ishin përfshirë një grup trafikantësh,

Njoftimi i policisë – Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.