Ndryshon “shenja” e ‘Face ID’, këto janë risitë e Iphone 13 që del në shtator

23/03 10:27
Credits to Apollon TV
Ndryshon “shenja” e ‘Face ID’, këto janë risitë e Iphone 13 që del në shtator

Në shtator të 2021 pritet të dalë në treg edhe Iphone 13, i cili do jetë në formë i njëjtë me Iphone 12, por risitë nuk do i mungojnë. Ashtu siç është raportuar, iPhone 13, pritet të zvogëlojë ‘njollën’ e shumëpërfolur të “Face ID”. Gjithashtu, thuhet se Iphone 13 do të ketë gjurmë gishtash në pjesën e pasme të telefonit.

Për 10 vitet e fundit, Apple ka prezantuar vazhdimisht telefonët afër fillimit të Shtatorit dhe i ka nxjerrë në treg 10 ditë më vonë. Mirëpo, kjo ndryshoi në vitin 2020, për shkak të pandemisë dhe telefonat u vonuan për daljen në treg. Ajo që dihet më pak deri më tani është çmimi i Iphone 13, por raportohet që do jetë shumë afër vlerës së Iphone 12, në momentin kur u hodh në treg.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.