“Ndryshimet në strukturat e larta drejtuese të Policië do të bëhen më shpejt”, Rama mbështet deklaratën e Çuçit: Gjykata ka liruar…

29/06 14:06
Credits to Apollon TV
“Ndryshimet në strukturat e larta drejtuese të Policië do të bëhen më shpejt”, Rama mbështet deklaratën e Çuçit: Gjykata ka liruar…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij për media është pyetur nga gazetarët në lidhje me ristrukturimin e Policisë së Shtetit.

Rama tha se në të gjithë sektoret do të ketë ndryshime, por që në Policinë e Shtetit do të bëhet më shpejt për shkak të ngjarjeve të fundit.

Kreu i Qeverisë i ka dalë në krahë edhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa ka mbështetur edhe “teorinë” e tij duke thënë se Policia ka çuar shumë persona në drejtësi, por që Gjykata i ka lënë të lirë.

“Sa i përket ristrukturimit jemi në një fazë intensive për të gjithë sektorët, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është kocidencë, por nuk ka asnjë problem përkundrazi edhe ngjarjet që kanë ndodhur sepse dua ta nënvizoj meqënse një pjesë ia morën fjalët dhe ia kthyen përmbys (i referohet fjalës së ministrit Çuçi), nuk është asnjëherë një ngjarje e cfarëdo niveli në cfarëdo sektori dhe lërë më pastaj një ngjarje në sektorin e punëve të brendshme që ka edhe fatalitete, pavarësisht përgjegjësisë direkt një arsye për të larë duart, asnjëherë përkundrazi është një ngjarje sesi gjërat mund të bëhen më mirë nga Policia e Shtetit. Nuk është vetëm policia vetëm, në një vend demokeratik ajo që garanton gjithcka dhe që kontrollon sjelljen e njerëzve që ndodhin në pak minuta dhe që  s’kan polici në botë që mund t’i parandalojë. Policia ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe.

Riknstrikturimi i Policisë që nga niveli i drejtueseve në qarqe është një process që ka nisur të diskutohet dhe të konceptohet dhe do moderizohet edhe më shpejt, si reagim edhe ndaj këtyre fakteve. Sepse përceptimi krijon një atmosfer psikologjike të caktuar, edhe falë ngarkesës emocinale kanë nevojë për një ndryshim.

Unë nuk e harroj që aksidenet ka qënë numir i dyfishtë. Nuk ndihmon në adresim e problemit real. Shikojeni sesa raste Policia Shtetit ka cuar shkelës së ligjit edhe për shpejtësi. Ju kujtohet njëri që bëri akobratsira, po u bë një spektakël tmerri. Merre shikojeni sa herë e kanë cuar në Gjykatë. Po bëhet pastrimi i Gjykatave, kush nuk do donte që sistemi i Drejtësisë të kishim si në Gjermani,” tha Rama ndër të tjera.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.