
Ndryshime në ‘qeverinë Rama’/ Ja kush është zv.ministri i ri në kabinet

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në kabinetin e qeverisë.
Sipas vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama, Hantin Bonati do të shërbejë si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Bonati rikthehet në këtë post, pasi e ka mbajtur gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama, gjatë viteve 2017-021, ndërsa u largua më 2 qershor të vitit të kaluar.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.