
Ndryshime në qeverinë e Kosovës, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes, ja kush do e zëvëndësojë

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Sipas mediave kosovare mësohet se kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Sakaq, nga po të njëjtat medie bëhet me dije se ai do të zvëndësohet në këtë detyrë nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci
Sipas Telegraf, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare. Ndërkohë, nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.