Ndotet sërish “Lumi Gjanica”

08/06 12:31
Credits to Apollon TV
Ndotet sërish “Lumi Gjanica”

Derdhja e hidrokarbureve ka ndotur serish lumin Gjanica , i cili ditën e sotme ka një pamje të ndotur dhe erë të rëndë , duke u kthyer në shqetësim madhor për qytetarët e Fieri të cilët bashkëjetojnë prej vitesh me këtë shqetësim. Asnjë masë duket se nuk është marrë për të ndëshkuar kompanitë e përpunimit të naftës që dyshohet qe shkaktojnë mbetjet hidrokarbure në lumë. Të pyetur për këtë problematikë qytetarët janë shprehur se kjo është e papranueshme sepse me rritjen e temperaturave kjo është pjesa më e frekuentuar e qytetit dhe shëtitja pranë lumit Gjanica nuk është më një relaksim në këte situatë teksa shtojnë se ndotja e lumit e zhvlerëson investimin e bërë për rehabilitimin e Gjanicës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.