Ndërtimi i Hec Skavicës, firmoset kontrata e parë mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH

05/07 14:04
Credits to Apollon TV
Ndërtimi i Hec Skavicës, firmoset kontrata e parë mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH

Firmoset marrëveshja e parë mes kompanisë amerikane Bechtel International dhe KESH-it shqiptar për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Lajmin e jep ministrja Belinda Balluku, e cila njofton se sot është firmosur marrëveshja e parë mes palëve të përfshira. Ajo e cilëson Hec Skavicën si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar.

Referuar ligjit të votuar më herët në parlament, kontrata është parashikuar të ndahet në dy faza, ku në fazën e parë përfshihet studimi i detajuar mbi projektin dhe paraqitja e një propozimi konkret nga kompania Bechtel tek autoriteti kontraktues. Financimi do të mbulohet nga KESH.

Ndërsa faza e dytë e kontratës, konsiston në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre energjetike, që pritet të ulë ndjeshëm varësinë nga importi I energjisë elektrike si dhe t’i japë fund problematikës shumëvjeçare të përmbytjeve në zonën e fushë Shkodrës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.