Ndërron jetë nga Covidi punonjësi i RTSH Korçë, shkrimi prekës i drejtorit

22/11 11:38
Credits to Apollon TV
Ndërron jetë nga Covidi punonjësi i RTSH Korçë, shkrimi prekës i drejtorit

Punonjësi i RTSH në Korcë, Rifat Kacidhja ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori Muharrem Meko me anë të një statusi në Facebook ku thotë se bënë gjithçka për ta shpëtuar nga kthetrat e Covidit

Meko shkruan se do e mbajnë mend punonjësin si njeri të papërtuar, korrekt dhe të dashur me të gjithë.“Lamtumirë , Fati! Bëmë gjithçka të të shpëtonim nga kthetrat e kësaj mortaje…por s’mundëm! Qoftë i mallkuar kush e ndezi zjarrin e këtij përbindëshi, për të na rrëmbyer edhe njerëz si ty Rifat Kacidhja, mikun tonë të shtrenjtë…

Punonjesit e rtsh Korces, do te të mbajne mend gjatë, si njeriun e papertuar, korekt e te dashur me te gjithe! Lamtumire i shtrenjti mik!”, shkroi Meko.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.