Ndërron jetë nga COVID-19 kritiku i artit

04/01 18:30
Credits to Apollon TV
Ndërron jetë nga COVID-19 kritiku i artit

Këtë fillim jave humbi betejën me Covid 19, 72 vjeçari elbasanas Astrit Lopari, kritik arti. Lopari humbi betejën me koronavirusin pas dy javësh i shtruar në Spitalin Covid në kryeqytet.

Ai gjatë të hënës pësoi tri goditje në zemër, dhe e fundit rezultoi fatale për jetën e tij.

Për një periudhë të gjatë Lopari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.