Ndërron jetë në spital i moshuari që u përplas sot nga kamioni në Elbasan

03/03 17:51
Credits to Apollon TV
Ndërron jetë në spital i moshuari që u përplas sot nga kamioni në Elbasan

Një lajm i hidhur na vjen nga Elbasani.

Ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari që u përplas nga një kamion në Elbasan, pranë kryqëzimit të Cërrikut. Momentin e përplasjes i moshuari ishte duke udhëtuar me biçikletë. 

Viktima u plagos dhe nga përplasja mori fraktura të rënda në kokë e u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.